Ndërlidhjet

PRAGË


Al Kaida ka kërcënuar sot përmes një deklarate të publikuar në Internet, se do të ndërmarrë sulme të ashpra pas vrajses së liderit të saj, Abu Musab Al Zarkavi. Grupi thotë se ka mbajtur një mbledhje për të diskutuar strategjinë dhe ripërtrirë betimin para liderit të Al Kaidës, Osama Bin Laden. Ndryshe, Irani sot është shprehur i kënaqur me vdekjen e Al Zarkavit, por ka mohuar të ketë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara para vdekjes së tij.Po sot, zëdhënësi i ushtrisë amerikane në Irak tha se mjekët e kanë kompletuar autopsinë e kufomës së liderit të vrarë të Al Kaidës, Abu Musab al-Zarqavi.
XS
SM
MD
LG