Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Javier Solana tha se gjatë kësaj jave pret përgjigje mbi ofertën e Perëndimit për të zgjidhur kontestin rreth programit bërthamor të Iranit.
Po sot, Teherani tha se nuk do të negociojë mbi të drejtën e vendit për pasurimin e uraniumit.
Deklarata u bë disa orë para fillimit të mbledhjes së
Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë.
Javën e kaluar, 6 fuqitë e mëdha i ofruan Iranit pakon e stimuleve ekonomike dhe të sigurisë, në shkëmbim të pezullimit të pasurimit të uraniumit. Nëse refuzon ofertën, Teherani mund të përballet me sanksione të Kombeve të Bashkuara.