Ndërlidhjet

VJENË


Shefi i Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Muhamed El Baradej, tha sot se Irani po refuzon edhe më tutje hetimet mbi programin e vet bërthamor.Ai i bëri këto komente në hapje të mbledhjes së Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë. Po sot, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Javier Solana tha se gjatë kësaj jave pret përgjigje mbi ofertën e Perëndimit për të zgjidhur kontestin rreth programit bërthamor të Iranit. Ndërkaq, Teherani ka përsëritur qëndrimin se nuk do të negociojë mbi të drejtën e vendit për pasurimin e uraniumit.
Nëse refuzon ofertën, Teherani mund të përballet me sanksione të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG