Ndërlidhjet

MONTANARO:"PËRJASHTOHET AUTONOMIA SERBE NË KOSOVË"


Lucia MONTANARO, analiste në Qendren për Politikë Evropiane /Bruksel/

RADIO EVROPA E LIRË
Si i komentoni vendimet e fundit të Beogradit, siç është ai i Kuvendit që trashëgimtare e Unionit serbo – malazez të jetë Serbia, por edhe e rezolutës 12-44?

LUCIA MONTANARO
Vendimet e Kuvendit të Serbisë janë diplomatike. Në Beograd dominon frika se pavarësimi i Malit të Zi do të përshpejtoi aspiratat e të tjerëve për pavarësi dhe se para së gjithash shtetësia malazeze do të lehtësoj pavarsimin e Kosovës. Rrjedhimisht, vendimet e fundit në Beograd, siç është ai i Kuvendit, vëjnë theksin te fakti që Serbia është shtet që trashëgon bashkësinë Serbi – Mali i Zi, duke tentuar kështu të minimizoj efektet e pavarësimit të Malit të Zi.

RADIO EVROPA E LIRË
Serbët në veri të Mitrovicës sinjalizojnë ndërprerjen e të gjitha kontakteve me institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare. Kemi të bëjmë me pozicionim të tyre para negociatave përfundimtare për statusin apo synohet autonomia në atë pjesë dhe më vonë mbase edhe shkëputja dhe bashkimi me Serbinë?

LUCIA MONTANARO
Në bisedimet e deritashme në Vjenë është diskutuar për çështje relativisht të lehta. Por, as në këtë fazë nuk është arritur ndonjë përparim. Pala serbe synon të siguroj që një lloj autonomie të gjendet në tryezën e bisedimeve. Por, nuk besoj se bashkësia ndërkombëtare do të miratoj një gjë të tillë.

RADIO EVROPA E LIRË
Kohëve të fundit në Republikën Serbe në Bosnjë janë dëgjuar zëra për referendumin. Ata thonë se një gjë e tillë u takon pas referendumit në Mal të Zi dhe nëse Kosova pavarësohet. Si i komentoni këto kërkesa?

LUCIA MONTANARO
Referendumi malazez ka bartur me vete rrezikun e nxitjes së ambicjeve të ngjashme në Kosovë, pastaj te serbët e Kosovës, por edhe te serbët në Bosnjë. Tash për tash nuk dihet nëse pas këtyre veprimeve qëndron Beogradi zyrtar, por është e sigurtë se Serbia është duke bërë përpjekje të shmang pozitën e humbësit të madh, përkatësisht të shpëtojë fytyrën. Këtu duhet kërkuar lëvizjet dhe kërkesat e fundit të serbëve në Kosovë dhe Bosnjë. Por, mendoj se është krejtësisht e përjashtuar mundësia e krijimit të enklavave, përkatësisht autonomisë serbe në Kosovë ose shkëputja e e Republikës serbe nga Bosnja.

RADIO EVROPA E LIRË
Si e shihni zhvillimin e mëtejm të procesit?

LUCIA MONTANARO
Çështje kyqe është decentralizimi në Kosovë dhe fakti se çfarë të drejta do të kenë pakicat. Çështjet tjetër e rëndësishme është siguria e tyre dhe e objekteve të tashëgëmisë së tyre historike. Nëse nuk do të ofrohen garanca të forta ka gjasa që serbët në numër të madh të braktisin Kosovën.

Intervistoi: D. SHTAVLJANIN

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG