Ndërlidhjet

BAGDAD


Kanë përfunduar hetimet e ushtrisë amerikane lidhur me akuzat se një njësi ushtarake amerikane, që vepron në, Irak ka masakruar civilë në qytetin Haditha.
Rezultatet e hetimit duhet të miratohen dhe nga strukturat më të larta të ushtrisë, përpara se të bëhen publike. Në Haditha u vranë 24 civilë, derisa forcat amerikane të përfshira në aksion thanë se reaguan ndaj një sulmi me granata.
Sot së paku dhjetë persona janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetvrasës në një xhami shiite në Bagdad derisa besimtarët kryenin lutjet e së premtes.
XS
SM
MD
LG