Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria e Serbisë ka vlerësuar sot se dhënia e pavarësisë Kosovës do të hapte "kutinë e Pandorës", sepse një gjë e tillë do të inkurajonte levizjet separatiste nëpër botë. Shefja e Qendrës koordinuese për Kosovën, Sandra Rashkoviç Iviç tha se "Beogradi do të pajtohej me një autonomi të gjërë për Kosovën. Ajo ka thënë se nëse nga bisedimet për statusin që mbikqyren nga Kombet e Bashkuara dhe Grupi i Kontaktit, lejohet shkëputja e Kosovës atëherë kjo do shkaktonte destabilizimin e gjithë Ballkanit dhe pjesëve tjera të Evropës.
XS
SM
MD
LG