Ndërlidhjet

BAGDAD


Ministria e Mbrojtjes e Irakut tha se trupat e pajetë të dy ushtarëve amerikanë, që u rrëmbyen të premten nga kryengritësit, janë gjetur në jug të Bagdadit.
Gjeneral Abdul Aziz Mohammed tha se kufomat tregojnë se ushtarët janë torturuar e pastaj janë vrarë.
Ndërkohë, ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se forcat amerikane kanë vrarë 15 kryengritës në vërsuljet e sotme në Bagdad.
Po sot, të paktën 10 irakianë e humbën jetën nga sulmet e kryengritësve në Irak.
XS
SM
MD
LG