Ndërlidhjet

UASHINGTON


Liderët kosovarë Fatmir Sejdiu dhe Agim Çeku i kanë thënë Sekretares amerikane të Shtetit se janë duke punuar për ndërtimin e një vendi modern dhe multietnik.
"Dëshirojmë që Kosova të jetë një vend normal", u tha gazetarëve kryeministri Çeku pas takimit me sekretaren Condoleezza Rice.
Çeku tha se ai dhe presidenti Sejdiu kanë siguruar sekretaren Rice për aftësinë e udhëheqjes së një vendi stabil dhe demokratik, por se Kosovës i duhet ndihma e Shteteve të Bashkuara.
Kryeministri Çeku me këtë rast tha se populli i Kosovës e kupton se është në interesin e tij mbështetja për pakicat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG