Ndërlidhjet

VJENË


Presidenti amerikan, Xhorxh Bush dhe sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs kanë marrë pjesë sot në samitin vjetor SHBA-Bashkimi Evropian në Vjenë. Në konferencën për shtyp, pas samitit, Bush ka bërë thirrje për një "front diplomatik të përbashkët" për të detyruar Iranit të heqë dorë nga programi bërthamorë. Ai ka thënë se Irakut i duhet ndihma e BE-së dhe SHBA-vë ndërkaq tha se dëshiron të mbyll burgun e Guantanamos dhe do të kthejë në shtëpi të burgosurit. "E kuptoj plotësisht që kemi pasur dallime rreth Irakut, por e kaluara është e kaluar dhe ne shpresojmë që demokracia të zë rrënjë në Lindjen e Mesme" ka thënë Bush.
Kancelari austriak Volfgang Shysel, në emër të presidencës së BE-së tha se samiti ka qenë shumë frytdhënës. "Ne kemi prekur qështje të politikës së jashtme siç është Irani, Iraku, Ballkani dhe ato globale siç janë ngrohja dhe ndryshimet klimatike" tha Shysel.
Ndërkohë në qendër të Vjenës disa qindra studentë kanë protestuar kundër vizitës së Bushit dhe sekretares së shtetit Kondoliza Rajs.
Nesër pritet që Bush të vizitojë Hungarinë dhe të nderojë viktimat e rezistencës kundër komunizmit.
XS
SM
MD
LG