Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ambasadori amerikan në Serbi, Michael Polt, ka deklaruar se Beogradi duhet ta dijë se çfarë është më e rëndësishme: statusi politik i Kosovës apo jeta e serbëve në Kosovë.
"Le të sqarojmë. Serbia duhet të jetë e sinqertë ndaj vetes dhe ta njohë faktin se shumica në Kosovë e dëshiron pavarësinë. Serbia thjesht duhet ta pranojë realitetin se një disponim i tillë ekziston. Njohja nuk don të thotë edhe pranim", ka thënë Polt për shtypin e Beogradit.
Ambasadori amerikan gjithashtu ka thënë se shumica në Kosovë ka qëndrim të caktuar, por pakicës duhet t'u garantohen të drejtat ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG