Ndërlidhjet

BRUKSEL


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Mahti Ahtisari ka biseduar sot në Bruksel me Komisarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Oli Rehn për procesin negociator dhe hapat që pritet të ndërmirren. "Ata kanë shkëmbyer mendimet dhe janë konsultuar jo vetëm për përcaktimin e statusit të Kosovës dhe hapat e mëtutjeshëm në këtë proces, por edhe për çështje tjera që janë të ndërlidhura me situatën në Kosovë", ka thënë zëdhënësja Hua Xhiang.
Ahtisari ka udhëtuar sot në Bruksel ku nesër do të merrë pjesë në takimin e drejtorëve politik të shteteve anëtare të Grupit të Kontaktit. Para takimit, Ahtisari do të bisedojë ndaras me nënsekretarin amerikan të shtetit, Nikolas Bërns.
XS
SM
MD
LG