Ndërlidhjet

SEUL


Burimet zyrtare të Koresë së Veriut kanë pranuar realizimin e provave të suksesshme të raketave bërthamore dhe rritje të aftësive mbrojtëse të vendit.
Lëshimi i raketave koreano-veriore ka ngjallur reagimin e bashkësisë ndërkombëtare. Presidenti amerikan Bush dhe kryeministri japonez Koizumi kanë rënë dakord që të punojnë me Kombet e Bashkuara për vendosjen e sanksioneve kundër Penjanit.
"Me lëshimin e këtyre raketave Koreja e Veriut e ka izoluar dhe më tej veten, çfarë është e trishtueshme për popullin koreano-verior. Jam i shqetësuar për popullsinë civile, por shpresoj që qeveria të lejojë verifikimin e ndërprerjes së programeve bërthamore", tha presidenti Bush.
Kina do të dërgojë në Penjan gjatë ditës përfaqësuesin e saj në bisedimet gjashtëpalëshe për programet bërthamore koreano-veriore.
XS
SM
MD
LG