Shefi i Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Goldberg, sot ka vizituar Rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe është takuar me rektorin Enver Hasani, i cili ditë më parë është zgjedhur drejtues i këtij Universiteti. Zoti Goldberg i ka premtuar rektorit Hasani se Zyra Amerikane në Prishtinë do të vazhdojë mbështetjen për zhvillimin e këtij Universiteti, por ka theksuar se është shumë i rëndësishëm depolitizimi i atmosferës në Universitet dhe fokusimi në misionin e tij, që është arsimimi dhe edukimi i të rinjve të Kosovës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.
Më të lexuarat
1