Ndërlidhjet

PARIS/BERLIN


Presidenti i Francës, Zhak Shirak priti sot në pallatin presidencial futbollistët francezë që mbrëmë në finale të kampionatit botëror në Gjermani humbën nga Italia. " Të dashur miq, Franca ju do dhe ju admiron. Na keni dhënë disa momente të paharruara. Duke e sjellë Francën në finale të kampionatit botëror për të dytën herë në tetë vitet e fundit, ju na dhatë kënaqësi dhe krenari të madhe", tha presidenti Zhak Shirak, i cili kapitenin e ekipit francez Zinedin Zidan e ka quajtu "gjeni të futbollit botëror". Ndërkaq trajneri i Italisë, Marçelo Lipi tha se "vetëm kur fitoni gjëra të rëndësishme e kuptoni se sa vështirë është për ta bërë atë".
XS
SM
MD
LG