Ndërlidhjet

KABUL


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld arriti sot në Afganistan. Gjatë një konference për shtyp me presidentin Hamid Karzai, ai tha se "Shtetet e Bashkuara do ti vazhdojnë përpjekjet e tyre kundërterroriste duke punuar me forcat e sigurisë së Afganistanit". Zoti Karzai u shpreh se "shtimi i aktivitetit terrorist në Afganistan dhe veçanërisht në disa pjesë të tij, bëhen për shkaqe të brendshme dhe të jashtme". Shkaqet e brendshme ai i shpjegoi me dobësinë e forcës policore afgane në disa qytete, ndërsa ato të jashtmet, sipas zotit Karzai, vijnë nga motivimi ideologjik.
XS
SM
MD
LG