Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Majkl Polt sërish sot u ka bërë thirrje autoriteteve të Serbisë që sa më shpejtë t’i përfundojnë hetimet rreth rastit vëllezërit Bytyçi, shtetasë amerikanë, që janë ekzekutuar brutalisht para shtatë vjetësh, dhe ta ngrenë aktakuzën kundër autorëve, ka njoftuar ambasada amerikane në Beograd. Trupat pa jetë të vëllezërve Yll, Mehmet e Agron Bytyçi, me duar të lidhura dhe plagë nga plumbat në kokë, janë gjetur më 2001 në varrezën masive në Petrovo Sello afër Klladovës, në Serbinë Lindore.
XS
SM
MD
LG