Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka pranuar se Kosova mund të fitojë pavarësinë, megjithë kundërshtimin që i bën Beogradi.
Gjatë një paraqitje në mediat vendase Tadiç tha se Serbia ka pak hapësirë manovrimi në bisedimet aktuale për statusin të drejtuara nga Kombet e Bashkuara.
"Do të ishte shumë e rrezikshme për mua si president të them se Kosova kurrë nuk do ta fitojë pavarësinë, thjesht se këtë gjë nuk e duam. Realiteti është shumë i ashpër, si asnjëherë më parë", tha Tadiç.
Tadiç theksoi se pozicioni i Serbisë në bisedime është i dobët për shkak të së kaluarës nacionaliste.
Zyrtarët serbë deri tani kanë këmbëngulur se asnjëherë nuk do ta pranonin pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG