Ndërlidhjet

BEJRUT/GAZA


Kryeministri izraelit Ehud Olmert ka fajësuar Libanin për rrëmbimin e dy ushtarëve nga Hezbullahu, duke e cilësuar sulmin si akt lufte. Olmert ka kërcënuar Bejrutin me një përgjigjje të dhimbshme.
"Qeveria libaneze, në të cilën bën pjesë dhe Hezbullahu po përpiqet të trondisë stabilitetin rajonal. Libani është përgjegjës dhe do përballet me pasojat e veprimeve të veta", tha Olmert.
Izraeli ka urdhëruar bombardimin e caqeve të Hezbullahut, por dhe të infrastrukturës civile në Liban.
Shtetet e Bashkuara, Britania, Rusia, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar rrëmbimin e ushtarëve nga Hezbullahu. Uashingtoni ka fajësuar edhe Sirinë e Iranin për përfshirje në rrëmbimin e ushtarëve izraelitë.
Në Gaza kanë vazhduar sulmet e ushtrisë izraelite në përgjigje të një tjetër ushtari të rrëmbyer nga militantët më 25 qershor.
Së paku 21 palestinezë, mes të cilëve dhe fëmijë kanë vdekur gjatë sulmeve të sotme të Izraelit, që kishin si cak militantët.
XS
SM
MD
LG