Ndërlidhjet

HELSINKI


Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli Rehn ka thënë sot se BE-ja ka përgjegjësi të veçantë për demokracinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perendimor dhe Kosovës. "Ne nuk mund të kemi një strategji dalëse, por hyrëse për Ballkanin" ka thënë Rehn. Ai ka shtuar se BE-ja do të ketë përgjegjësi në raport me Kosovën në çastin kur statusi të jetë arritur dhe pranuar. " Është interes thelbësor i yni për paqe të qëndrueshme dhe stabilitetin e Kosovës" deklaroi komisari Oli Rehn. Ai ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim asociimit të BE-së me Shqipërinë, duke e quajtur këtë si hapin e parë të anëtarësimit në BE.
XS
SM
MD
LG