Ndërlidhjet

BAGDAD


Mbi 50 veta kanë vdekur dhe mbi 100 persona janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në tregun e qytetit irakian të Kufas. Ndërsa në Basra pesë irakianë humbën jetën gjatë përleshjeve të armatosura me trupat britanike.
Një raport i Kombeve të Bashkuara vlerëson se 6000 civilë janë vrarë në Irak gjatë muajve maj-qershor.
Forcat irakiane kanë vrarë një militant jordanez, përgjegjës për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë muajin e kaluar. Burimet amerikane thanë se nuk kanë prova që militanti në fjalë është vrasësi i ushtarëve amerikanë.
XS
SM
MD
LG