Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku niset sot për një vizitë në Lubjanë, ku pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të Sllovenisë. Zoti Çeku nesër do të takohet me kryeministrin, Janez Jansha, me ministrin e jashtëm Dmitrij Rupel e me zyrtarë të tjerë. Arben Qirezi, këshilltar i kryeministrit Çeku, tha se temë e bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, procesi i negociatave për status dhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës e Sllovenisë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.