Ndërlidhjet

VJENË


Përfaqësuesit më të lartë të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari takohen sot në Vjenë.
Takimi, që fillon në ora 10:00, për herë të parë që nga fillimi i negociatave do përballë dy delegacionet dhe qëndrimet e tyre për të ardhmen e Kosovës.
Në takim përveç zyrës së UNOSEK-ut do marrë pjesë dhe ministrja e jashtme austriake, Ursula Plashnik dhe kancelari Volfgang Shysel.
Plashnik i ka bërë dje thirrje dy delegacioneve që të jenë konstruktivë në bisedimet e sotme.
Lidhur me delegacionet, ai i Kosovës ka mbërritur i plotë në Vjenë gjatë fundjavës, derisa nga delegacioni serb të djelën vonë ka arritur në Vjenë kryeministri Koshtunica, deri presidenti Tadiç udhëton të hënën drejt kryeqytetit austriak.
Pritet që takimi i sotëm të mbikqyret dhe nga përfaqësuesit e vendeve të Grupit të Kontakit. Ky i fundit u takua dje në Vjenë dhe do takohet dhe nesër për të vlerësuar takimin e sotëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG