Ndërlidhjet

VJENË


Në Salcburg ka përfunduar një takim i kryeministrave të qeverive të vendeve të Evropës Juglindore, raporton agjencia DPA.
Në mbledhje, pos kancelarit austriak,Volgang Shysel, ministres së Jashtme austriake, Ursula Plashnik dhe koordinatorit të paktit të Stabilitetit, Erhard Busek, merrnin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, I Bosnjë Hercegovinës dhe i Kroacisë.
Duke diskutuar për Kosovën, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha se pavarësia është kusht për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Kancelari Volgang Shusel dhe kryeministri kroat Ivo Sanader vlerësuan se e ardhmja e Kosovës varet nga rezultatet e negociatave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG