Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli është goditur sot nga një sëri sulmesh me raketa nga militantët e Hezbollahut një ditë pasi kryeministri izraelit deklaroi se forcat izraelite kanë shkatëruar një pjesë të madhe të kapaciteteve të militantëve të Hezbollahut.
Më shumë se 190 raketa kanë goditur veriun e Izraelit sot duke vrarë së paku një person dhe plagosur 20 të tjerë.
Njëkohësisht mijëra trupa izraelite sot kanë depërtuar në jugun e Libanit në kuadër të zgjerimit të operacioneve tokësore. Raportohet për 11 civilë dhe tre ushtarë të Libanit të vrarë.
Kryeministri Ehud Olmert tha se Izraeli do të vazhdoj ofensivën e vet ushtarake kundër Hezbollahut në jugun e Libanit, deri sa atje të vendoset një forcë e fuqishme ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG