Kryeministri britanik Toni Bler tha sot se shpreson që për disa ditë të arrihet një marrëveshje për rezolutën e Këshillit të Sigurimit që do të ndalte luftimet në Liban. Ai tha se tashmë ekzistojnë vetëm disa ndryshime siç i quajti "shumë të vogla" për rezolutën te anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare. "Qëllimi i rezolutës do të jetë që të sjellë armëpushim të menjëhershëm, dhe ti lërë vend kushteve për një forcë ndërkombëtare që do t'i vinte në ndihmë qeverisë së Libanit " tha Bler.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.