Ndërlidhjet

LUBJANË


Ministri i punëve të Jashtme të Sllovenisë Dimitrij Rupel ka deklaruar se vetëm prespektiva evropiane do të mundësonte bashkëjetesen e Serbisë dhe Kosovës.
"Vetëm prespektiva evropiane do të mundësonte që kundërshtarët shumëvjeçarë të jetojnë së bashku, e jo vetëm njëri pranë tjetrit" ka thënë Rupel për gazetën austriake "Standard".
Rupel ka shtuar se " në Bashkimin Evropian armiqtë e vjetër mund të gjejnë qëllime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë pa ndjenjën se kanë humbur"
Sipas tij, çështjen e Kosovës, Serbia e ka instrumentalizuar një kohë të gjatë " gjë që duhet të merret parasysh gjatë miratimit të vendimit përfundimtarë".
"Shumë herë kam thënë se problemi i vërtetë nuk është Kosova por Serbia, e cila duhet të gjejë barazpeshën e brendshme dhe të marrë rolin e vërtetë në rajon që të mund të veprojë si faktor i stabilitetit", ka thënë Rupel.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG