Ndërlidhjet

BEJRUT


Nga sulmet ajrore të Izraelit sot u vranë së paku 14 civilë në Liban, ndërsa pjesëtarët e Hezbollahut luftuan kundër trupave izraelite tokësore. Shtatë anëtarë të së njejtës familje u vranë nga një sulm izraelit në fshatin Gazanijah, në jug të Libanit. Tre të tjerë, përfshirë edhe së paku një fëmijë, u vranë në qytete të tjera në këtë pjesë të Libanit. Aeroplanat izraelitë, poashtu, bombarduan lagjet jugore të Bejrutit dhe rrugët në Luginën Beka në Lindje të Libanit. Më herët televizioni i Hezbollahut ka raportuar se së paku katër ushtarë izraelitë ishin vrarë në jug të Libanit gjatë natës, në luftimet në qytetin Houla. Ushtria izraelite sot ka konfirmuar se një ushtar izraelit është vrarë në luftimet në jug të Libanit në qytetin Bint Jbeil. Dje, nga predhat raketore të Hezbollahut janë vrarë 15 vetë në Izrael, përfshirë edhe 12 rezervistë të armatës.
XS
SM
MD
LG