Në një bazë të milicisë shiite në Bagdad sot kanë shpërthyer luftime të ashpra. Televizioni qeveritar irakian ka raportuar se aeroplanat amerikanë kanë sulmuar ndërtesa në hapësirën e lagjes Sadr City. Ushtria amerikane ka njoftuar se luftimet filluan kur trupat e Shteteve të Bashkuara dhe ato të Irakut ndërhynë në atë hapësirë për ti zënë ekstremistët e dyshuar se kanë operuar në dhoma për tortura. Sipas një zyrtari të policisë në këtë lagje, gjatë luftimeve, janë vrarë tre civilë dhe janë plagosur disa të tjerë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.