Ndërlidhjet

NJU JORK


Një delgacion i Ligës Arabe i ka tërhequr vërejtjen Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se në Liban do të shpërthejë luftë civile nëse nuk arrihet një armëpushim i menjëhershëm dhe nëse trupat izraelite nuk tërhiqen. Raportohet se të ballafaquar me kundërshtimin e fuqishëm arab, Franca dhe Shtetet e Bashkuara po e rishqyrtojnë propozim tekstin e rezolutës, që synon ndaljen e luftimeve ndërmjet Izraelit e Hezbollahut në Liban. Kosniderohet se për këtë dokument mund të votohet nesër.
XS
SM
MD
LG