Në kuadër të transferimit të kompetencave në Institucionet e Kosovës sot UNMIK-u ka dorëzuar kontrollin e sigurisë të Aeroportit të Prishtinës te autoritetet lokale. Tranferimi vie në kohën kur misioni i Kombeve të Bashkuara po redukton prezencën e vet në Kosovë. Mbikqyrjen e policisë dhe drejtësisë në Kosovë pritet ta marrë një mision i Bashkimit Evropian në kohën pas vendosjes së statusit përfundimtarë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.