Ndërlidhjet

TEHERAN


Duke e lëvduar atë që quajti fitore të Hezbollahut kundër Izraelit, presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad tha se "Premtimi i Zotit" u realizua.
Komente të ngjashme në Damask sot bënë edhe Irani dhe Siria, mbështetësit kryesorë të Hezbollahut.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Izraelit Tzipi Livni e paralajmëroi Sirinë të mos e përdorë Hezbollahun për të ndikuar në qeverinë dhe punët e Libanit.
Presidenti i Sirisë Bashar al Assad tha se Izraeli e ka humbur luftën ndaj Hezbollahut, dhe shtoi se plani amerikan për Lindjen e Mesme është një iluzion.
Pas komenteve të liderit sirian, ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank Walter-Steinmeier e anuloi vizitën e planifikuar në Siri, ku nesër duhej të takohet me presidentin Assad.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG