Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Disa vende kanë filluar të ofrojnë trupa për misionin e zgjeruar paqëruajtës të Kombeve të Bashkuara në Liban. Diplomatët thanë se premtime të fuqishme janë bërë nga 8 vende, përfshirë Bangladeshinë, Indonezinë dhe Malajzinë. Por, ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Dan Gilerman thotë se Izraeli nuk pranon vendosjen e trupave nga vendet siç janë Indonezia dhe Malajzia, që nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Franca ka thënë se menjëherë do ti dërgoj vetëm 200 ushtarë, shumë më pak se sa që pritej. Zyrtarë francezë kanë thënë se ata janë të shqetësuar lidhur me rregullat e veprimit të trupave të tyre nën mandatin e Kombeve të Bashkuara. Zëvendës sekretari i përgjithshëm i organizatës botërore Mark Malloch Brown tha se ende shumë punë mbetet për t'u bërë.
- Ne jemi mjaft të bindur se i kemi elementet e një force të fuqishme, e cila me karakterin multilateral, gjithashtu do të jetë në nivelin e detyrës që do t'i caktohet, tha zoti Brown.
Pasi të vendosen, rreth 15 mijë trupat e Kombeve të Bashkuara, do të punojnë së bashku me ushtarët libanezë, të cilët filluan ta marrin kontrollin në Libanin jugor, për të parën herë pas disa dekadash.
XS
SM
MD
LG