Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan ka thënë se është shumë i shqetësuar me atë që ai e quajti shkelje të rezolutës së armëpushimit në Liban nga ana e Izraelit. Ai tha se ky incident dhe incidente të tjera nga ana izraelite vinin në dyshim autoritetin e qeverisë libaneze.
Deklarimi i Ananit vie pas përleshjeve të djeshme të forcave të izraelit me militantët e Hezbollahut ku humbi jetën 1 dhe u plagosën dy ushtarë izraelit.
Anan gjithashtu ka përmendur edhe sulmet ajrore izraelite në Liban.
Izraeli ka mohuar të ketë shkelur rezolutën duke thënë se sulmet janë ndërmarrë me qëllim të parandalimit të furnizimit me armë të Hezbollahut nga Siria.