Ndërlidhjet

KIEV


Një aeroplan rus me 160 udhëtarë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në territorin e Ukrainës. Zyrtarët rusë të emergjencave thanë se aeroplanin e kishin kapluar flakët në rajonin lindor Donetsk.
Zyrtarët thanë se në vendin e rrëzimit janë gjetur 30 kufoma. Fluturakeja kishte dërguar sinjale rreziku përpara se të zhdukej nga ekranet e radarit.
Aeroplani TU-154, fluturonte nga Rusia jugore për në Shën Petersburg.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG