Ndërlidhjet

NAQURA/LIBAN


Rreth 170 ushtarë francezë mbërritën sot në portin libanez Naqura, pasi presidenti francez dje u zotua që Franca me 2.000 trupa të kontribuojë në Liban.
Zhak Shirak e bëri premtimin pasi fitoi garanca nga KB se trupat franceze do të mund të mbrohen nëqoftëse sulmohen.
Por Shirak theksoi se 15 mijë paqeruajtës është një numër tepër i madh duke pasur paarsysh sipërfaqjen e vogël. Ai më tej e ka cilësuar bllokadën ajrore dhe detare të Izraelit ndaj Libanit si "plotësisht të pajustifikueshme".
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e përshëndeti vendimin e Francës si "hap të rëndësishëm" drejt finalizimit të vendosjes së rreth 15.000 paqëruajtësve. Para takimit të sotëm në Bruksel të ministrave të jashtëm të BE-së me Sekretarin e Përgjithshëm të KB-ve Kofi Annan, eurokomisionerja Benita Ferrero Valdner deklaroi:
"Është shumë e rëndësishme që të kontribuojmë me trupa në Liban, por elementët e sigurisë aktualisht duket të jenë kundër kontekstit politik dhe ekonomik. Komisioni Evropian është i gatshëm të punojë për një zgjidhje afatgjatë në ringjalljen e Libanit"
XS
SM
MD
LG