Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli i ka hedhur poshtë thirrjet e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan për të hequr bllokadën nga toka, deti dhe ajri që Izraeli po mban ndaj Libanit.
Gjatë bisedimeve në Jerusalem me kryeministrin Ehud Olmert, Annan kërkoi heqjen e embargos të vendosur në fillim të luftës 34-ditëshe kundër guerilës së Hezbollahut, por Olmert tha se Izraeli duhet t'i marrë parasysh nevojat e sigurisë.
Annan gjithashtu tha se shpreson që Izraeli do t'i tërheqë të gjitha forcat nga jugu i Libanit kur atje të jenë vendosur 5.000 paqeruajtës ndërkombëtarë.
"Do të punoj me qeveritë që ta rrisim nivelin e paqëruajtësve sa më shpejt të jetë e mundur. Kemi rreth 2.500 trupa në teren dhe do të përpiqemi t'i dyfishojmë në ditët dhe javët që vijnë. Gjithashtu shpresoj që largimi i trupave izraelite të vazhdojë deri në tërheqjen e plotë", tha Annan, duke shfaqur shpresën që marrëveshja e armëpushimit në Lindjen e Mesme eventualisht mund të shndërrohet në një marrëveshje paqësore ndërmjet Izraelit dhe Libanit.
Por kryeministri i Libanit Fuad Siniora ka thënë se vendi i tij do të ishte shteti i fundit arab që do të nënshkruante marrëveshje paqësore me Izraelin.
Pas Jerusalemit Kofi Annan u takua në Ramallah të Bregut Perëndimor me udhëheqësit palestinezë, ku bëri thirrje për ndërprerjen e dhunës, e cila prej fundit të qershorit çoi në vdekjen e mbi 200 palestinezëve.
XS
SM
MD
LG