Ndërlidhjet

BAGDAD


Autoritetet e Irakut kanë varur 27 "terroristë" të dënuar me vdekje. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme tha se të 27-ët janë varur në Bagdad, dhe shumica ishin irakianë. Abdul Karim Khalaf tha se ata ishin dënuar me vdekje për sulme ndaj civilëve irakianë, ndërsa urdhërin për ekzekutim e kishte nënshkruar nënpresidenti irakian.
Po sot në Bagdad nga shpërthimi i një bombe në një pompë benzine janë vrarë 10 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë.
XS
SM
MD
LG