Ndërlidhjet

UASHINGTON


Duke e hedhur poshtë mundësinë për pavarësinë e Kosovës, presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka thënë se qeveria e tij është e gatshme t'i ofrojë asaj "autonominë më të fuqishme në botë" si pjesë për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Në një fjalim të mbajtur në Fondacionin Heritage në Uashington, Tadiq tha se vendimet e negociatave të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara mund të kenë implikime për gjithë Ballkanin dhe më gjerë.
Siç transmeton Associated Press, Tadiq ka nënvizuar se ka shumë grupe etnike në vendet e pavarura të Ballkanit, duke cituar këtu Maqedoninë dhe Bosnjen.
"Ne nuk e mbrojmë vetëm sovranitetin e Kosovës, por stabilitetin e gjithë rajonit", ka thënë presidenti i Serbisë.
XS
SM
MD
LG