Tenistja 19 vjeçare ruse, Maria Sharapova fitoi titullin e kampiones në turneun e hapur të Shteteve të Bashkuara në Nju Jork. Ajo në finale mundi përfaqësuesen e Belgjikës, Justin Henin-Hardenne me rezultat 2:0 në seta. Kjo është fitorja e dytë e tenistes Sharapova në turnetë Grand Slam, pasi në vitin 2004 ajo pat fituar edhe në turneun e Vimbëldonit. Në finalen e meshkujve sot takohen zvicerani Roger Federer dhe amerikani Andy Roddick.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.