Zëdhënësja e shefit të diplomacisë evropiane, Havier Solanës, njoftoi sot për shtyerjen e takimit të paraparë për nesër ndërmjet Solanës dhe kryenegociatorit iranian për programet bërthamore, Ali Larijani. Ky do të ishte takimi i dytë gjatë javës, rreth programeve bërthamore të Iranit, por është shtyer për afat të pacaktuar. Më herët sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan tha se beson që Irani e ka zbutur paksa pozicionin sa i përket aktiviteteve të pasurimit të uraniumit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.