Ndërlidhjet

VJENË


Në Vjenë sot përfundoi edhe një rund i bisedimeve për decentralizim ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara. Kryesuesi i bisedimeve, diploamti austriak, Albert Rohan, zëvendës i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, tha se perspektiva për progres është "shumë e dobët". Ai tha se "po i qasemi momentit ku vetëm duke folur ne nuk do ti arrijmë qëllimet tona" dhe shtoi se "mund të bisedojmë edhe për 10 vitet e ardhshme dhe të mos ndryshoj asgjë". Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Lutfi Haziri, fajësoi Beogradin për mossukses të bisedimeve të sotme. "Për ne janë të papranueshme korridoret dhe lidhjet ndërmjet komunave të propozuara sepse kjo nuk u ndihmon serbëve në Kosovë", tha zotit Haziri dhe shtoi se "ata mund të lëvizin lirisht dhe do të mund të mund të vetëqeverisin nëpërmjet të organeve lokale". Kryesuesi i delegacionit të Serbisë, Sllobodan Samarxhiq tha se "është e domosdoshme që edhe mëtutje të bisedohet për garancitë e mëtejshme për bashkësinë serbe në Kosovë". Sipas tij "kemi perspektiva të ndryshme, por ndoshta mund të bëjmë ndonjë përparim në të ardhmen". Zoti Haziri tha sot se Prishtina në këto bisedime ende propozon 5 komuna të reja funksionale për bashkësinë serbe, së bashku me 5 komunat që tashmë ekzistojnë. "Shumë shpejtë, në shtetin e pavarur të Kosovës, komunat do të duhet të jenë të qëndrueshme financiarisht, që të mund të mbijetojnë", tha zoti Haziri. Beogradi kërkon 12 komuna të reja. Sllobodan Samarxhiq tha se "ajo që shqiptarët po ofrojnë nuk është e pranueshme".
XS
SM
MD
LG