Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ka paralajmëruar sot për rrezikun nga një luftë e re fetare "në shkallë globale".
"Keqkuptimet dhe stereotipet që nënvizojnë idenë për përplasjen e qytetërimeve, po përhapen gjithnjë e më shumë, ashtu si dhe ndjeshmëria ndaj besimeve apo simboleve të shenjta të njerëzve të tjerë. Me qëllim apo pa qëllim, këtë sikur mezi e presin ata që duan të shkaktojnë një luftë të re fetare, por këtë herë në shkallë globale", tha Annan.
Në fjalimin e hapjes së sesionit të 61. të Asamblesë së Përgjithshme, Annan gjithashtu tha se klima e frikës dhe dyshimit vazhdimisht po nxitet nga dhuna në Lindjen e Mesme.
Përpjekjet për promovimin e paqes në Lindjen e Mesme, çështja bërthamore e Iranit dhe gjendja në rajonin Darfur të Sudanit do të jenë në krye të agjendës së takimit të 192 shteteve në Nju Jork.