Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku e ka hedhur poshtë kundërshtimin e ashpër të Serbisë ndaj përpjekjeve të Kosovës për pavarësi, duke insistuar se dekadat e gjakderdhjes në Ballkan kanë përfunduar dhe Beogradi "kurrë më nuk do ta pushtojë Kosovën". Në një intervistë për Associated Press, Çeku i ka dënuar shpërthimet e fundit, përfshirë atë në në Klinë ku u plagosën 4 serbë.
Kryeministri i Kosovës, me këtë rast i ka akuzuar nacionalistët serbë për përdorimin e "propagandës primitive", për të nxitur tensione etnike, në kohën kur Kombet e Bashkuara janë afër vendimit për shtetësinë e mundshme të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG