Ndërlidhjet

BANGOK


Udhëheqësi i ushtrisë tajlandeze gjenerali Sonthi Boonyaratglin, tha se do t'ia dorëzojë pushtetin gjatë dy javëve kryeministrit të ardhshëm, duke premtuar se demokracia do të kthehet brenda vitit. Në konferencën e tij të parë për media, që nga rrëmbimi i pushtetit nga kryeministri Thaksin Shinauatra gjatë ditës së djeshme, ai tha se Mbreti Bumibol Abuljadej nuk ka të bëjë asgjë me grushtshtetin.
"Problemet e brendshme shtetërore na bënë që të vendosim për hapa të tillë. Nëse ne nuk do të bënim asgjë tash, situata do të përkeqësohej. Sigurisht se do të krijoheshin më shumë probleme nëse nuk do të ndërmerrnin asgjë", ka thënë gjenerali Sonthi.
Ai premtoi se gjatë dy javëve të ardhshme do të hartohet Kushtetuta e Përkohëshme, si dhe do të bëhet konstituimi i Kuvendit.
XS
SM
MD
LG