Ndërlidhjet

NJU JORK


I dërguari i posaqëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisari dhe shefat e diplomacive të gjashtë vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, sonte në Nju Jork do ta shqyrtojnë ecurinë e deritashme të negociatave për statusin e Kosovës dhe hapat e mëtejmë në këtë proces. Në takimin, në të cilin mikëpritëse është sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs, Ahtisari do t'i njoftojë ministrat e Jashtëm për progresin e arritur në negociatat e Vjenës ndërmjet palës shqiptare dhe serbe lidhur me çështjet teknike.
Para takimit, Kristen Silverberg ndihmëse e sekretares së shtetit, tha se "Ahtisari shpreson që zgjidhja për statusin e Kosovës të arrihet deri në fund të këtij viti".
Të premten ndërkaq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Ahtisari do të flasë për progresin në negociata dhe për hapat që duhet ndërmarrë. Në këtë takim për procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës do të flasin edhe kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Serbisë Boris Tadiq.
Pritet që për Kosovën të diskutohet edhe në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, që mbahet nesër në Nju Jork.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG