Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Republika Çeke përkrahë zgjidhjen e statusit të Kosovës brenda këtij viti dhe përkrahë idenë që zgjidhja të jetë e pranueshme për tërë popullin e Kosovës". Këtë qëndrim të qeverise çeke e ka paraqitur kryeministri çek Mirek Topolanek, i cili së bashku me ministrin e Jashtëm dhe atë të mbrojtjes ka vizituar sot Kosovën. “Ne do të respektojmë çdo zgjidhje që do të sjellë paqe, prosperitet e siguri dhe ne do të respektojmë zgjidhjen, që do të pranohet nga popullata. Ne do te përkrahim çdo zgjidhje që nuk do të ngrisë tensione këtu”, tha kryeministri Topolanek, pas një takimi me zëvendës kryeadministratorin e Kosovës Stiven Shook.
Ndërsa ministri i Jashtëm i kabineti të tij Alexander Vondra shprehu bindjen se "Kosova ka të ardhme të ndritshme dhe kjo e ardhme do të jete në përputhje me vullnetin e shumicës”.
Delegacioni i kabinetit qeveritar të Çekisë ka vizituar edhe kontingjentin çek që është i dislokuar në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG