Ndërlidhjet

ABBA rikthehet me album të ri pas katër dekadash


Grupi ABBA, 1974.

Supergrupi suedez i popit, ABBA, bëri një rikthim të shumëpritur të premten me albumin e ri “Voyage”.

Grupi u rikthye gati katër dekada pas ndarjes.

Agnetha Falstkog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad - që bashkë formojnë akronimin ABBA - nuk kanë nxjerrë ndonjë këngë të re që nga ndarja e tyre në vitin 1982 - një vit pas albumit të tyre të fundit “The Visitors”.

“Voyage”, me 10 këngë të reja, u nxor në mesnatë, në zona të ndryshme kohore.

ABBA ka njoftuar në shtator se do të ribashkohet dhe se do të nxjerrë albumin e ri.

Abba duke performuar në vitin 1979.
Abba duke performuar në vitin 1979.

I formuar në vitin 1972 në Stokholm, grupi është bërë i njohur globalisht pasi ka fituar festivalin evropian të këngës, Eurovision, në vitin 1974, me këngën “Waterloo”.

XS
SM
MD
LG