Ndërlidhjet

Afrika e Jugut kaplohet nga dhuna më e keqe ndër vite

Protestat që kanë pasuar burgosjen e ish-presidentit Jacob Zuma, pas mosbashkëpunimit të tij me një hetim për korrupsion, janë zgjeruar në plaçkitje dhe në shprehje të zemërimit të përgjithshëm për mjerimin dhe pabarazinë që vazhdojnë në Afrikën e Jugut, 27 vjet pas fundit të aparteidit.

Turmat kanë plaçkitur dyqanet dhe bizneset në Afrikën e Jugut, duke i shpërfillur thirrjet e qeverisë për t’i dhënë fund një jave dhune që i ka marrë jetën më shumë se 70 personave, që ka dëmtuar qindra biznese dhe që ka penguar funksionimin e spitaleve gjatë një vale të tretë të COVID-19.

(Përgatiti: Trim Haliti)

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG