Prishtina gjallërohet për Ditën e Fëmijëve
Në Prishtinë, fëmijët shënuan 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve përmes aktiviteteve të ndryshme. Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve tha se Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, pavarësisht se ka hyrë në fuqi më 2020 ende nuk ka gjetur zbatim. Kjo organizatë tha se fëmijëve po vazhdojnë t'iu shkelen të drejtat.

1
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në kryeqytetin e Kosovës u shënua me aktivitete të ndryshme.

2
Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me “Handikos”, organizuan aktivitete të ndryshme përfshirë këngë, valle dhe balet.

3
Kjo vajzë duke shijuar aktivitetet e organizuara për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

4
Në sheshet e Prishtinës këta fëmijë të veshur me rroba të karatesë shënuan 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Facebook Forum