Anëtarët e NATO-s i premtojnë Ukrainës avionë luftarakë dhe ndihmë shtesë
Anëtarët e NATO-s i premtojnë Ukrainës avionë luftarakë dhe ndihmë shtesë
Presidenti amerikan, Joe Biden (djathtas) ia prezanton sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Medaljen Presidenciale për Liri, në 75-vjetorin e NATO-s, në Uashington, 9 korrik.
Liderët e NATO-s, të mbledhur në Uashington për një samit historik, janë zotuar se do ta rrisin mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, derisa Shtetet e Bashkuara thonë se avionët luftarakë F-16 janë rrugës për në Kiev.
Ndërkohë, në draftin e komunikatës së samitit, e cila është duke u përgatitur, thuhet se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO është “e pakthyeshme”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se “derisa ne po flasim, dërgimi i avionëve F-16 ka filluar nga Danimarka, nga Holanda”.
Kjo u konfirmua edhe nga një deklaratë e përbashkët e këtyre dy vendeve, ndërsa avionët luftarakë pritet të mbërrijnë gjatë kësaj vere.
“Kjo është shenjë e qartë se aftësitë e Rusisë për t’i tmerruar popullin, qytetet dhe komunitetet ukrainase do të vazhdojnë të zbehen”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Aleanca pritet të diskutojë një propozim të shefit të NATO-s në largim, Jens Stoltenberg, për ta ndihmuar ushtarakisht Ukrainën me 40 miliardë euro për vitin e ardhshëm, pasi vendet anëtare nuk ia dolën të pajtohen për një paketë shumëvjeçare me ndihma ushtarake për Ukrainën që Stoltenberg e kishte propozuar.
Derisa Zelensky nuk do ta marrë ftesën e plotë për anëtarësim në NATO, për të cilën ai ka bërë shumë trysni i përballur me pushtimin rus, një komunikatë e përpiluar nga aleanca, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, thekson “të drejtën e Ukrainës për t’i zgjedhur marrëveshjet e veta të sigurisë dhe për të vendosur për të ardhmen e vet”.
“Derisa Ukraina vazhdon punën e saj jetike [për plotësimin e kushteve për anëtarësim në NATO], ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë në rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin e saj në NATO”, thuhet në komunikatë.
“Ne ritheksuam se do të jemi në gjendje t’ia dërgojmë ftesën Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës sapo aleatët të jenë pajtuar dhe sapo kushtet të jenë plotësuar”, thuhet në draftin e komunikatës, të cilën disa e shohin si një mënyrë për ta vështirësuar ndonjë marrëveshje të fshehtë me Moskën për paqen, e cila do ta përjashtonte Ukrainën nga aleanca.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka bërë të qartë se mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO është në mesin e kushteve të saj për ndonjë marrëveshje paqe.
Përveç njoftimit për avionët F-16, zyrtarët janë duke u përgatitur për mbështetje shtesë për Kievin, të cilën do ta zbulojnë më vonë gjatë samitit.
Këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha më 9 korrik se aleanca do të njoftojë për një komandë të re ushtarake të NATO-s në Gjermani, për bashkërendimin e trajnimit dhe pajisjeve të trupave ukrainase. Ata do ta vendosin edhe një përfaqësues të lartë të NATO-s në Kiev.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nëse Rusia do të dilte fituese në luftën e saj në Ukrainë, ajo do të trimëronte Iranin, Kinën dhe Korenë e Veriut, si dhe do të formësonte mjedisin e sigurisë globale për disa dekada në vazhdim.
“Nuk ka opsione pa rrezik me një Rusi agresive si fqinje”, tha Stoltenberg.
“Nuk ka opsione pa rrezik në një luftë. Dhe, mbajeni në mend, kostoja më e madhe dhe rreziku më i madh do të jetë nëse Rusia fiton në Ukrainë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë”, tha ai.
Një ditë para nisjes së samitit, më 8 korrik, Rusia kreu njërin prej sulmeve më të rënda ajrore në Ukrainë prej se Kremlini e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.
Raketat ruse godasin spitalin e fëmijëve në Kiev
1/14Vullnetarët, mjekët dhe punonjësit e shpëtimit duke kërkuar për të mbijetuar në spitalin e fëmijëve "Ohmatdyt" në Kiev, pas një sulmi vdekjeprurës me raketa nga forcat ruse më 8 korrik.
Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 41 persona u vranë dhe së paku 141 të tjerë u plagosën në një sulm "masiv" me raketa ruse gjatë ditës në kryeqytet dhe disa qytete të tjera.
Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/14Një grua duke i qëndruar pranë një fëmije jashtë spitalit të dëmtuar.
Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/14Sulmet e mëngjesit goditën edhe ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën përreth Kievit.
"Më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme. Ndërtesat e banimit, infrastruktura dhe një spital për fëmijë u dëmtuan", shkroi presidenti Volodymyr Zelensky, në rrjetet sociale.
Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/14Njerëzit duke larguar rrënojat ndërsa kërkojnë për të mbijetuar në spitalin e fëmijëve.
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, i tha agjencisë Reuters se sulmi ishte "një nga më të këqijtë" në qytet në luftën 28-mujore.
Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/14Një vajzë e ruan një tjetër fëmijë pranë automjeteve të dëmtuara.
“Ne dëgjojmë zëra, njerëzit janë nën rrënoja”, tha Klitschko.
Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/14Brenda spitalit, fëmijët janë nën kujdesin e personelit.
Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/14Një grua duke qarë përqafon një vajzë të re të plagosur.
Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/14Ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat një grua të plagosur.
Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/14Dy gra duke i mbajtur pacientët jashtë spitalit të dëmtuar.
Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/14Një punonjës shpëtimi bën një pushim të shkurtër.
Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/14I hapur më 1894, "Ohmatdyt" është spitali më i madh i fëmijëve në Ukrainë.
Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/14Sulmi dëmtoi gjithashtu disa ndërtesa banimi në Kiev, duke lënë pas makina dhe oborre duke u djegur.
Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/14Ministria ruse e Mbrojtjes tha se pretendimet e Kievit se kishte shënjestruar qëllimisht infrastrukturën civile në sulm, ishin "absolutisht të pavërteta".
Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/14Një grua ulet pranë trupave të të afërmve të saj të vrarë gjatë sulmeve me raketa.
Forcat ruse kanë shënjestruar vazhdimisht kryeqytetin me breshëri masive që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022. Sulmi i fundit i madh në Kiev me dronë dhe raketa ishte muajin e kaluar.
Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Së paku 43 njerëz u vranë të hënën në disa qytete të Ukrainës, përfshirë 21 në kryeqytetin Kiev.
Zyrtarët dhe analistët kanë theksuar së fundmi se, derisa Rusia i ka shpeshtuar sulmet, ajo duket se po e pozicionin veten për një konflikt afatgjatë.
Një zyrtar i lartë i NATO-s, i cili foli për gazetarë në kushte anonime, tha se, megjithëse po iu pakësohen burimet, Rusia me gjasë do të jetë në gjendje ta vazhdojë luftën e saj ekonomike për edhe tre apo katër vjet të tjera.
Megjithatë, ai shtoi se Kremlinit i mungojnë municione dhe trupa për ta kryer një ofensivë të madhe kundër Ukrainës në të ardhmen e afërt.